AKTUALITET, 31 Korrik 2020, 16:09

Ndërrojnë jetë tre pacientë me koronavirus

Ndërrojnë jetë tre pacientë me koronavirus


Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar dot betejën tre pacientë të konfirmuar me koronavirus.

Një 56 vjeçar dhe një 70 vjeçar nga Tirana në spitalin Covid1 dhe një 90 vjeçar nga Elbasani në spitalin Covid2.

“Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 56 vjeçar dhe një 76 vjeçar nga Tirana me disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 90 vjeçar nga Elbasani.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve”.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë, 16 janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 500 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 79 raste pozitive.

COVID-19 – Statistika (31 Korrik 2020)

Testime totale 41199

Raste pozitive 5276

Raste të shëruara 2952

Raste Aktive 2167

Humbje jete 157 (Qarku Tiranë 83, Shkodër 24, Durrës 20, Fier 7, Elbasan 6, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1191

Durrës 256

Shkodër 209

Vlorë 94

Fier 83

Lezhë 82

Kukës 65

Korçë 60

Elbasan 47

Gjirokastër 29

Berat 27

Dibër 24