TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aktori Arnold Schwarzenegger i bëri homazhet e tij Chuck Norris, duke i thënë lamtumirë legjendës së filmave aksion.
Lajmi i trishtueshëm i vdekjes së aktorit në moshën 86 vjeç u njoftua të premten, më 20 mars, përmes një njoftimi nga familja e tij.
Menjëherë pas kësaj, shumë figura të artit, muzikës e politikës, përfshi edhe Schwarzenegger, i dhanë lamtumirë atij. Aktori me një postim në X, duke folur për marrëdhënien e tij me bashkë-yllin e tij në “The Expendables 2”, shkroi se:
“Chuck ishte një idhull. Jam mirënjohës që kam pasur mundësinë të punoj me të në shumë mënyra gjatë viteve, nga promovimi i sporteve deri te prania jonë e përbashkët në ekranin e madh. Ai ishte një djalë i mrekullueshëm, si në jetën reale ashtu edhe në Hollywood. Legjenda e tij do të jetojë përgjithmonë. Mendimet e mia janë me familjen e tij.
Chuck Norris ndërroi jetë mëngjesin e së enjtes, më 19 mars, vetëm një ditë pasi u dërgua me urgjencë në një spital në Hawaii.
Familja e tij ka kërkuar të respektohet privatësia , duke thënë se aktori ishte mirënjohës për dashurinë që mori gjatë viteve, veçanërisht gjatë shtrimit në spital.