LIFESTYLE, 24 Dhjetor 2024, 22:23

Urimi/ “Dy vite e 1 milionë sekonda”, Luiz Ejlli dedikim të veçantë për Kiarën në 2 vjetorin e martesës

Urimi/ “Dy vite e 1 milionë sekonda”, Luiz Ejlli dedikim

Dy vite e 1 milion sekonda kanë kaluar që nga nata kur Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kurorëzuan dashurinë e tyre me një ceremoni të veçantë në taracën e Bashkisë së Tiranës.

Luiz Ejlli i ka dedikuar partneres së tij të jetës një urim të veçantë në përvjetorin e dytë të martesës së tyre. Si një bashkëshort i përkushtuar, Ejlli ka numëruar çdo sekondë që ka kaluar pranë dashurisë së tij të jetës, Kiara.

“2 vite bashkë! 24 muaj, 103 javë dhe 730 ditë, 17.520 orë, 1.501.200 sekonda. Faleminderit që më bëre shok, partner bashkëshort edhe baba! Të dua edhe për 222 vite”, është urimi që Luizi i ka bërë Kiarës, shoqëruar me një foto të shkëputur nga ceremonia e dasmës.

Luizi dhe Kiara janë njohur në Big Brother Vip Albania ndërsa tashmë janë prindër të një vajze, Luna. Historia e tyre vazhdon të jetë ende në qendër të vëmendjes, një marrëdhënie që nisi nga këngëtari dhe insitimet e tij të shumta.

Urimi/ “Dy vite e 1 milionë sekonda”, Luiz Ejlli dedikim