TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Egli Tako banorja e parë e edicionit të katërt të Big Brother VIP e cila eshte prezantuar ne kete edicion.
Ajo u shpreh se ka shume emocione, por do te tregoje brenda ne shtepi me te miren e mundshme dhe Eglin e vertete!
Ajo mbeti e surprizuar nga arredimi i shtëpisë, teksa nuk nguroi të zgjedhë sa më shpejt krevatin, përpara hyrjes së banorëve të tjerë.
Që me mbarimin e edicionit të tretë, kurioziteti i publikut ka qenë i jashtëzakonshëm. Tre edicione mjaft të suksesshme të “Big Brother VIP” deri më tani me banorë mjaft të spikatur, që kanë përcjellë tek publiku emocione të forta, e tashmë jemi ‘sy e veshë’ për edicionin e katërt, i cili nis në orën 21:15.
Shtëpia më e famshme në Shqipëri do ndezë dritat duke premtuar të mbërthejë publikun pas ekranit. Por ku do mund ta ndiqni? Ashtu si në 3 sezonet e mëparshme, spektakli do mund të ndiqet live në kanalin e Top Channel, e po ashtu në dy kanalet e dedikuara në DigitAlb, “Big Brother Vip 1” dhe “Big Brother Vip 2”.
Gjithashtu, spektakli i sotëm do mund të ndiqet live dhe në kanalin e Top Channel në YouTube, por kujdes! Nga Janari, spektakli nuk do transmetohet më live në YouTube, kështu që nxitoni të përfitoni nga ofertat festive të DigitAlb për të bërë abonimin tuaj.