LIFESTYLE, 10 Janar 2025, 12:45

FOTOT/ Sonte në mbrëmje duke filluar nga ora 21.00, në ekranin e Top Channel fillon transmetimin një nga programet më të dashura të shqiptarëve, Lufta e Nuseve!

FOTOT/ Sonte në mbrëmje duke filluar nga ora 21.00, në ekranin e

Tri nuse të vërteta pranojnë të shkojnë në dasmat e njëra tjetrës, të komentojnë dhe vlerësojnë me pikë elementet e dasmës si dekori, fustani i nusërisë, atmosfera dhe ushqimi. Por jo vetëm kaq. Kleçka qëndron në fund. Pasi ato kanë edhe një votim të fundit për të përcaktuar fituesen.

Pyetja është: Cilën nga dy dasmat konkurente voton si dasmën më të mirë?
Këtu, në përpjekje për të eleminuar konkurenten më të fortë kemi ndeshur edhe votime le të themi "strategjike" që në fund kanë rezultuar të gabuara!
Është pikërisht paparashikueshmëria, elementi surprizë, sekreti i shikueshmërisë rekord. Por edhe komentet pikante, batutat, përgjigjet flakë për flakë që i japin adrenalinën.

Sonte do të jenë tri nuse që vijnë nga jashtë Shqipërisë në konkurim. E para, Evi, vjen nga New Yorku dhe e pati dasmën në Adorions Palace. Edhe e dyta, Jonida, ka ardhë nga jashtë, nga Friburg i Gjermanisë ku ka ndërtuar biznesin e vet me Arbrin. Edhe Jonida e pati dasmën në Adorions Palace. Ndërsa nusja është Armelda. Ajo vjen nga Çikagoe por është me origjinë dibrane. Dasma e saj ishte në Hotelin e Gjuetisë në Lezhë.

Tri dasma jashtëzakonisht të kuruara, tri nuse të bukura, atmosfera fantastike! Do të këndojnë në dasmat e Evit Mariola dhe Jurgen Kacani, në dasmën e Jonidës Gjyste Vulaj ndërsa te Armelda do jetë Aurela Gaçe!
Dasma të mrekullueshme dhe finale emocionuese plot surpriza. Të gjitha do i ketë kjo Luftë Nusesh ndaj mos harroni, në orën 21.00 në Top Channel!