LIFESTYLE, 17 Dhjetor 2024, 14:27

“S’ka dasmë pa…”, Arlindi dhe Ueda zbulojnë planet e së ardhmes për familjen

“S’ka dasmë pa…”, Arlindi dhe Ueda zbulojnë

Disa muaj më parë, Ueda dhe Arlindi celebruan në martesë dashurinë e tyre që nisi në Love Island Albania. Më pas, çifti u bënë edhe prindër të një vogëlusheje, Ameas por dasmë nuk ka ende. Në “Natën me Aulonën” në MCN, Arlindi thotë se ka një arsye për këtë, por i lë hapësirë Uedës që ta tregojë. Por ama, dasmë do të ketë!

Ueda: Babi im nuk mundet të lëvizë dot se është pa letra në Angli dhe s’ka dasmë për babin tim. Kur të vijë koha, nuk e kemi me ngut apo… tani që kemi Amean, unë kam qejf që të kemi të gjithë fëmijët që do të kemi kur ta mbyllim kapitullin.

Ueda: Unë mendoj 2-3. Në Love Island kam thënë 3, por edhe një e do shoh tani.

-Ju mendoni që dasmën ta bëni në Shqipëri?

Ueda: Mua më pëlqen një dasmë intime, e vogël, një të veçantë, atë tradicionale, shqiptare s’e kam me qejf.

Arlind: Ashtu thuhet, pastaj…për mua bëjmë ndonjë darkë, babi im është me Uedën, janë një parti këta të dy, pa dasmë nuk bëhet, duam dasmë, jam i detyruar.