LIFESTYLE, 19 Dhjetor 2024, 15:27

Shoqe në rini, Monika Lubonja tregon për Parashqevi Simakun: S'e harroj kurrë...

Shoqe në rini, Monika Lubonja tregon për Parashqevi Simakun:

E ftuar në emisionin “Pardon My French” në pjesën e dytë ka qenë Monika Lubonja. Aktorja si një mike e rinisë së Parashqevi Simakut ka zbuluar më shumë detaje në lidhje jetën e saj për periudhën kur qëndronin së bashku dhe gjithashtu është ndalur edhe tek Elton Ilirjani, i cili e ndihmoi ikonën e muzikës në Amerikë.

Monika ka postuar në rrjetin e saj social Instagram disa foto të saj së bashku me Parashqevi Simakun dhe vajza të tjera kur kanë bërë zbor. Në Top Albania Radio ajo ka zbuluar më shumë për këtë histori duke thënë se: Ka qenë viti i parë kur ne nisëm me zborin dhe aty jemi njohur me Parashqevinë dhe me gocat që fillonin Akademinë e Arteve. Atë pesëmbëdhjetë ditëshin nuk e kemi kuptuar kurrë se si ka kaluar. Parashqevia ka qenë njeriu që jo vetëm kishte dashamirësinë për t’u kujdesur. Kemi kaluar mbrëmje të bukura dhe nuk kam për ta harruar kurrë kur në darkë mblidheshim dhe këndonim me kitarë sepse ishte e gjithë Akademia. Bëhej një koncert aq i bukur sa rrallë ndonjëherë mund të bëhen. Sigurisht që janë kujtime kaq shumë të bukura dhe të vendosura në memorien tonë.