LIFESTYLE, 5 Korrik 2025, 22:34

Sa para mori në filmin "Fifth Element"? Inva Mula rrëfen: Milionat nuk më interesojnë, por...

Sa para mori në filmin "Fifth Element"? Inva Mula

Inva Mula tregon pse nuk përfitoi miliona nga filmi “Fifth Element”

Sopranoja me famë ndërkombëtare, Inva Mula, ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku rrëfeu për jetën e saj profesionale dhe personale. Ajo u pyet se sa të ardhura ka fituar nga pjesëmarrja në filmin hollywoodian “Fifth Element”.

Inva rrëfeu se pjesëmarrja në filmin e famshëm ishte një gabim jetësor, pasi agjenti i saj, megjithë përvojën, harroi të firmoste të drejtat e autorit. Për këtë arsye, ajo nuk ka marrë asnjë të ardhur financiare nga filmi, edhe pse bëhet fjalë për miliona. Sopranoja shtoi se për të nuk kanë rëndësi paratë, por fakti që publiku e ka njohur dhe dëgjuar atë. Madje, sipas saj, edhe sikur të kishte fituar miliona, nuk është e sigurtë nëse do të vazhdonte të këndonte.