LIFESTYLE, 28 Dhjetor 2024, 11:14

Rama zbulon lidhjen e Gjon Simonit me fituesin e Fest 63! Batutat: Si piktor të them që gjyzlykët e zeza ta theksojnë sqepin e hundës

Rama zbulon lidhjen e Gjon Simonit me fituesin e Fest 63! Batutat: Si piktor

Kryeministri Edi Rama përzgjodhi “Shkodra Elektronike”, fituesit e Fest 63, si të ftuar në podkastin e tij “Flasim” të kësaj të shtune. 

Gjatë intervitës, kreu i qeverisë zbuloi lidhjet e Kolë Lacës me muzikantin e njohur Gjon Simoni duke u shprehur se është pasardhës i tij, ndërsa këngëtari u shpreh se është daja.

Rama vuri në dukje “dallimet” mes dajë e nip, teksa u bëri batuta duke i thënë “ti nuk je aq i butë sa ai, edhe kështu e ke profilin çik, ai ka qenë më shumë afër pëllumbit, ndërsa t’i më afër skifterit”.

Ndërsa Kolë Laca u shpreh duke qeshur se “shumë xhentile të flasësh për hundën time”.

“Po aty e kisha se ke vendosur edhe gjyzlykë dhe nuk e di a ta ka thënë njeri, por unë si piktor po ta them që gjyzlykët e zeza ta theksojnë shumë atë sqepin e hundës, por ti vazhdo s’ka problem”, tha kryeministri, teksa këngëtari shtoi se e vendos në pah qëllimisht.

Pjesë nga intervista:

Edi Rama: Ka një lloj fati që ndjek njeriun, unë di që ti ke një pasardhës të nderuar Gjon Simoni

Kolë Laca: Po daja

Edi Rama: Unë e kam njohur dhe shumë zotëri. Kur të pashë, ka një lloj ngjashmërie nga larg. Ai ka qenë më i butë se ti.

Kolë Laca: Ai ka qenë më i mirë

Edi Rama: Ti nuk je aq i butë sa ai, edhe kështu e ke profilin çik, ai ka qenë më shumë afër pëllumbit, ndërsa t’i më afër skifterit (Qeshin)

Kolë Laca: Shumë xhentile të flasësh për hundën time (Qeshin)

Edi Rama: Po aty e kisha se ke vendosur edhe gjyzlykë dhe nuk e di a ta ka thënë njeri, por unë si piktor po ta them që gjyzlykët e zeza ta theksojnë shumë atë sqepin e hundës, por ti vazhdo s’ka problem

Kolë Laca: Unë e theksoj qëllimisht

Edi Rama: Është e qëllimshme po. Po kur e thekson një të metë, ose një tipar, kur e thekson me një lloj autoironie bëhet simpatik tipari.

Edi Rama: Ndërkohë ti Beatriçe ti ke një paraardhës tjetër Bik Ndojën apo jo?

Beatriçe Gjergji: Po e vërtetë

Edi Rama: Të dy jeni përkund me muzikën që të vegjël

Kolë Laca: Kam pasur mamin ka bërë festivalet e para, violiste në Tiranë, e orkestrës. Daja tjetër ka qenë violina e parë e Radio Televizionit, ka qenë emocionuese kur erdhëm të bëjmë provat, hy në korridor shoh foton e dajës, më pas daja tjetër, ishte fotografia e të gjithë orkestrës.

Kolë Laca: Më thanë ‘E di se e ka emrin holli? E ka Gjon Simoni’. Është diçka që mund të thuhet fat.

Edi Rama: Është edhe barrë