TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Monica Bellucci ka tërhequr sërish vëmendjen e miliona njerëzve, pasi një video nga një nga rolet e saj të para ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.
Klipi, i marrë nga filmi "La Riffa" i vitit 1991, tregon Bellucci-n me të brendshme të zeza në një skenë të thjeshtë, por që ka mjaftuar për të ndezur reagimet online. Videoja është bërë virale, duke marrë mijëra komente dhe shpërndarje, ndërsa ndjekësit e kanë quajtur atë “perëndeshë” dhe kanë vlerësuar bukurinë e saj natyrore.
Filmi, me regji të Francesco Laudadio-s, rrëfen historinë e Francesca-s, një grua e re që, pas humbjes së bashkëshortit, detyrohet të përballet me borxhe të shumta. Për të mbijetuar, ajo organizon një llotari ku fituesi do të kalojë katër vite me të.
Filmi, me regji të Francesco Laudantio, është vendosur në Bari ku Francesca (luajtur nga Bellucci) duhet të paguajë borxhet e lëna pas nga bashkëshorti i saj Maurizio.
Me këshillën e mikut të saj Cesare, i cili është avokat, “Françeska” shet një vilë buzë detit, mobiljet, peliçet dhe bizhuteritë e saj dhe një varkë për të pasur para për të paguar qiranë e një viti dhe shkollimin privat të së bijës.
Por në pamundësi për të gjetur punë, Françeska vendos të ngrejë një llotari me 20 pjesëmarrës të cilët do të paguajnë nga 100 milionë lireta secili. Kushdo që fiton do të ketë të drejtën të jetojë katër vjet me “Françeskën” dhe të kërkojë çdo favor që do nga ajo.
Pamjet që po qarkullojnë në rrjet janë dëshmi e hijeshisë së pazakontë të Bellucci-t dhe kanë rikujtuar fansat për rolin e saj të hershëm, i cili mbetet një moment i paharrueshëm në karrierën e saj.