TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bashkëshori i këngëtares së njohur shqiptare si dhe kandidates për deputete të Lëvizjes Vetëvendosje, Edona Llalloshi është arrestuar.
Gazmond Haxhifejzullahi akuzohet për dhunë në familje, ndërsa denoncimi është bërë nga vetë Edona pak kohë më parë.
Bashkëshorti i këngëtares, e cila u bë pjesë në Lëvizjen Vetëvendosje të mërkurën, dyshohet se e ka nisur konfliktin me këngëtaren në lidhje me një pronë që pretendohet se i takon kandidates për deputete.
Rasti është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë pwrmes njw njoftimi.
”Lidhur me çështjen për të cilën keni kërkuar informata, ju njoftojmë se rasti të cilit i referoheni është në fazën e hetimeve nga ana e prokurorit të çështjes dhe ndaj të njëjtit është parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit, kurse më shumë informata lidhur me këtë rast nuk mund të jepen”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.
Këngëtarja Edona Llaloshi dhe biznesmeni Gazmond Haxhifejzullahi janë martuar në vitin 2011 pasi ajo ishte dhe në pritje të ëmbël me fëmijën e parë.