TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ylli i muzikës pop Katy Perry dhe aktori Orlando Bloom kanë konfirmuar zyrtarisht ndarjen e tyre, sipas mediave amerikane. Çifti është në një lidhje romantike që nga viti 2016 dhe kanë një vajzë 4-vjeçare.
Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar për mediat amerikane, përfaqësuesit e çiftit thanë se dyshja"kanë ndryshuar marrëdhënien e tyre gjatë shumë muajve të fundit për t'u përqendruar në bashkëprindërimin".
"Ata do të vazhdojnë të shihen së bashku si një familje, pasi përparësia e tyre e përbashkët është dhe gjithmonë do të jetë rritja e vajzës së tyre me dashuri, stabilitet dhe respekt të ndërsjellë", thuje në deklaratë.
Ylli i popit, 40-vjeç, dhe aktori 48-vjeçar u ndanë në vitin 2017, por u ribashkuan pak më vonë. Ata u fejuan në Ditën e Shën Valentinit në vitin 2019. Një vit më vonë, Perry zbuloi se ishte shtatzënë në videoklipin e këngës së saj “Never Worn White”.
Vajza e tyre Daisy Dove lindi më vonë atë vit, ndërsa UNICEF njoftoi lajmin në llogarinë e saj në Instagram, kjo sepse si Perry ashtu edhe Bloom janë ambasadorë të vullnetit të mirë për agjencinë e Kombeve të Bashkuara që ndihmon fëmijët.