TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shuhet në moshën 87-vjeçare Princesha e Suedisë, Birgitta.
Lajmi i trishtë për vdekjen e princeshës, motër e mbretit Carl Gustaf, u bë i ditur nga pallati mbretëror suedez.
“Me pikëllim të madh sot mora lajmin se motra ime, Princesha Birgitta, ka ndërruar jetë. Motra ime ishte një person shumëngjyrësh dhe i drejtpërdrejtë që do të më mungojë shumë mua dhe familjes sime”, është shprehur mbreti i Suedisë për ndarjen nga jeta të motrës së tij.
Princesha e cila ishte e martuar me princin e ndjerë Johann Georg të Hohenzollern, jetonte në Majorca. Princeshë Birgitta, e cila studioi gjimnastikë në Shkollën Suedeze të Sportit dhe Shkencave Shëndetësore, ishte nënë e tre fëmijëve- Princit Carl, Princeshës Desiree dhe Princit Hubertus.
Ndryshe nga motrat e saj, Brigitta e ruajti titullin e saj mbretëror pas martesës, pasi burri i saj ishte me gradë të barabartë mbretërore.
Princesha Birgitta, e lindur në vitin 1937 në Kështjellën Haga, ishte fëmija i dytë i Princit të Kurorës Gustaf Adolf dhe Princeshës Sibylla. E përkushtuar në kauza bamirësie, ajo bashkëthemeloi Fondacionin HELP, i cili mbështet fëmijët në nevojë në mbarë botën.