TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Valbona Mhilli, një nga personazhet më të komentuara në rrjetet sociale dhe botën publike, është konfirmuar si një nga konkurrentet e reja në edicionin e katërt të “Big Brother VIP”. Hyrja e saj pritet të sjellë dinamika të reja dhe surpriza në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
E njohur për personalitetin e saj të fortë dhe stilin unik, Valbona ka tërhequr vëmendjen e publikut përmes aktiviteteve të saj profesionale dhe jetës personale. Fansat tashmë janë kuriozë për lojën që ajo do të zhvillojë dhe si do të përshtatet me banorët e tjerë.
“Big Brother VIP 4” ka nisur me shumë entuziazëm këtë sezon, duke premtuar drama, emocione dhe momente të paharrueshme. A do të arrijë Valbona të fitojë zemrat e publikut dhe të qëndrojë gjatë në lojë? Mbetet për t’u parë!
“Na shkoftë mbarë. Unë jam Valbona, jam 33 vjeç, gazetare moderatore dhe vajzë pukjane. Prej shumë vitesh drejtoja një emision mëngjesi, deri sa ndodhi hataja. Ka qenë një lapsus një mëngjes, që i prishi të gjitha. Bën 100 të mira, po të tjerët mbajnë mend vetëm atë që ndodhi. Për të gjithë ata që më njohin me lapsus pa lapsus, e qetë dhe gazmore. Për ata që nuk më njohin, jam një vajë komisari, unë erdha. Jam singel, por unë nuk besoj tek dashuria, nuk do krijoj një marrëdhënie brenda kësaj loje.
Babai im tani do ishte shumë i lumtur, e mbaj gjithmonë me vete, kam një varëse me emrin babi dhe i them që ëndrra jonë vazhdon kështu që rri i qetë.”– tha ajo.