LIFESTYLE, 28 Mars 2026, 17:04

Nën hetim për drogë, zbardhet dëshmia e aktores së famshme: Jam e trishtuar që emri im përmendet për një gjë të tillë

Nën hetim për drogë, zbardhet dëshmia e aktores së

Është publikuar deklarata e Hande Erçel para zyrës së Prokurorit në Stamboll në lidhje me hetimin për drogë që synonte personazhet e famshëm. Ndaj aktores së famshme turke, shumë e njohur edhe për publikun shqiptar, u lëshua një urdhër arrest në kuadër të këtij operacioni, ndërsa mes emrave të përmendur ishte edhe ish i dashuri i saj Hakan Sabançi.

Në dëshminë e saj, ajo ka pretenduar se nuk ka përdorur kurrë drogë. “Nuk kam përdorur kurrë drogë ose stimulantë në asnjë moment të jetës sime. Gjithashtu i kushtoj vëmendje një jetese të shëndetshme për shkak të profesionit tim.”

Erçel theksoi gjithashtu se e kishte vizituar repartin e restorantit të Hotel Bebek vetëm disa herë për takime biznesi. Sa i përket ish të dashurit të saj, Hakan Sabançi, ajo ka deklaruar se nuk e ka parë kurrë që të konsumonte drogë.

“Përveç kësaj, nuk kam jetë nate. Nuk kam marrë pjesë në asnjë festë apo aktivitet privat që është raportuar në shtyp dhe që dyshohet se është organizuar nga biznesmenë të caktuar. Nuk njoh askënd të përmendur në dosje që organizon festa të tilla. Nuk kisha dijeni për këto festa dhe aktivitete dhe as nuk kam marrë ftesë. Nuk kam përdorur kurrë drogë ose stimulantë në asnjë moment të jetës sime. I kushtoj vëmendje një jetese të shëndetshme për shkak të punës sime dhe nuk e kam parë kurrë Hakan Sabançın të përdorë drogë ose stimulantë.

Aktorja është shprehur se ka qenë para kamerave për 13 vjet dhe gjithmonë ka qenë e kujdesshme për jetën e saj sepse është e vetëdijshme për audiencën që mund të ndikojë, duke shtuar:

“Kam provuar dhe po përpiqem të jem një model për të gjithë dhe të përfaqësoj vendin tim në mënyrën më të mirë jashtë vendit. Jam e trishtuar që emri im përmendet në këtë rast në këtë mënyrë dhe nuk e pranoj akuzën kundër meje.

Urdhri i ndalimit ndaj saj u shndërrua në një urdhër arresti për shkak të qëndrimit të saj jashtë shtetit. Pasi i rikthye në Turqi, ajo dëshmoi, më pas u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për një test droge dhe u la e lirë.