TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në kishën e Sant’Ambrogio-s në Itali, dasma e një çifti të ri u bë një nga ngjarjet më të përfolura, pasi prifti i famullisë vendosi të fillonte ceremoninë e dasmës pa pritur nusen, e cila ishte ende jashtë kishës.
“E kisha njoftuar tashmë se do të filloja kur të binin kambanat. Nuk ishte e mundur të mbaja një grup të tërë besimtarësh në pritje”, shpjegoi Ati Doglio.
Prifti, për të cilin thuhet se nuk ishte hera e parë që tregohej i përpikte më orarin, nuk e priti nusen as 15 minuta zyrtare dhe e filloi shërbesën vetëm pas tri minutash.
“Nuk është çështje dasmash apo pagëzimesh, por respekti për të pranishmit”, deklaroi prifti.
Kur shërbesa filloi pa nusen, një ndjenjë sikleti thuhet se u përhap mes të ftuarve dhe atmosfera u bë edhe më e tensionuar për shkak të mungesës së këngës tradicionale Ave Maria, që këndohet shpesh në dasma.