LIFESTYLE, 20 Shtator 2025, 18:37

Ndarja nga Princ Leka dhe përplasjet e forta/ Elia Zaharia: Dhimbja dhe sfidat e shuajnë dritën dhe dashurinë, por…

Ndarja nga Princ Leka dhe përplasjet e forta/ Elia Zaharia: Dhimbja dhe

Aktorja e njohur Elia Zaharia ka prezantuar librin e saj për fëmijë “Perla dhe Dreri i Artë, një libër i bërë gjatë një periudhe kakofonie siç shprehet ajo. 

Elia foli në lidhje me divorcin me Princ Lekën, dhe sesie ka përballuar ajo. 

“E gjithë jeta ka ditë për ditë sfidat dhe ulje ngritjet e veta. Nuk është asnjëherë betejë e fituar sepse jeta të rrezon dhe të ngre. Ajo që është e rëndësishme është që njeriu sa herë të ngrihet të mos harrojë të ngrihet njeri. Sepse dhimbja apo sfidat që kalojmë ndonjëherë e shuajnë dritën dhe dashurinë që duhet t’i qasemi jetës, njerëzve, punës, dhe unë këtë jam munduar të bëj”, u shpreh ajo. 

Elia i dha fund martesës me Princ Lekën, një divorc i shoqëruar me shumë përplasje mes tyre, të cilat u bënë edhe publike.