LIFESTYLE, 26 Prill 2025, 22:37

Letra e shkruar në bordin e Titanikut shitet në ankand për gati 400,000 dollarë! Ja çfarë thuhej në të

Letra e shkruar në bordin e Titanikut shitet në ankand për gati

Një letër e rrallë, e shkruar nga një prej të mbijetuarve më të njohur të Titanikut, vetëm disa ditë para tragjedisë, është shitur në ankand për 300,000 paund (rreth 399,000 dollarë).

Në këtë shënim, pasagjeri i klasit të parë, Archibald Gracie, shkruante:
"Është një anije e mirë, por unë do të pres fundin e udhëtimit përpara se të jap një gjykim përfundimtar.", raporton Associated Press.

Letra u shit të shtunën një koleksionisti privat nga Shtetet e Bashkuara, nëpërmjet shtëpisë së ankandeve Henry Aldridge & Son në Wiltshire, Angli. Çmimi i shitjes e tejkaloi ndjeshëm vlerësimin fillestar prej 60,000 paundësh.

Kjo letër besohet të jetë e vetmja e njohur që është shkruar nga bordi i Titanikut — anija që u mbyt pranë brigjeve të Newfoundland-it, pasi goditi një ajsberg, duke shkaktuar vdekjen e rreth 1,500 njerëzve në udhëtimin e saj të parë.

Andrew Aldridge e përshkroi letrën si një “pjesë të jashtëzakonshme muzeale”.

Archibald Gracie, i cili u hodh në ujë dhe u kap pas një varke të përmbysur shpëtimi, më pas u shpëtua nga RMS Carpathia. Ai më vonë botoi librin “E vërteta për Titanikun”, një rrëfim i detajuar mbi përvojën e tij personale në atë natë tragjike.
Gracie kishte hipur në Titanik më 10 prill 1912, në Southampton, dhe kishte marrë kabinën e klasit të parë C51. Pavarësisht shpëtimit, ai nuk u shërua plotësisht nga hipotermia dhe vdiq disa muaj më vonë, në fund të vitit 1912, për shkak të ndërlikimeve nga diabeti.

Letra mban vulën postare të qytetit Queenstown në Irlandë (sot Cobh), një nga ndalesat e fundit të Titanikut para fundosjes së tij.

Letra e shkruar në bordin e Titanikut shitet në ankand për gati 

Letra e shkruar në bordin e Titanikut shitet në ankand për gati

Letra e shkruar në bordin e Titanikut shitet në ankand për gati