LIFESTYLE, 21 Prill 2025, 19:36

L-Gante lëshon “bombën” për Uanda Narën: Marrëdhënia ime me të…

L-Gante lëshon “bombën” për Uanda Narën:

Këngëtari i njohur argjentinas L-Gante, me të cilin ka qenë e lidhur prej disa muajsh Uanda Nara dhe ishte një nga arsyet e ndarjes ë saj me Mauro Ikardin, ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se historia mes të dyve ka marrë fund.

“Jam këtu për t’ju thënë se marrëdhënia ime në çift me Uanda Narën ka mbërritur në fundin e saj”, ka shkruar ai ne një postim të fundit, duke dhuruar një tjetër kapitull shumë të turbullt të jetës së prezantueses argjentinase.

Një vendim që vjen në një moment kur ajo është e përfshirë në një betejë gjyqësore me Ikardin për kujdestarinë e fëmijëve dhe ndarjen e pasurisë që padyshim nuk do të ndihmojë imazhin e saj si një grua me lidhje “të qëndrueshme”.