LIFESTYLE, 8 Prill 2026, 17:51

Katy Perry pozon krah Justin Trudeau, këngëtarja nuk e fsheh dashurinë për ish-kryeministrin kanadez: S’e kisha imagjinuar kurrë që karma mund të ishte kaq bujare

Katy Perry pozon krah Justin Trudeau, këngëtarja nuk e fsheh

Këngëtarja e njohur e pop-it, Katy Perry, vazhdon të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale foto të përbashkëta me Justin Trudeau. Që nga momenti kur çifti konfirmoi lidhjen e tyre, artistja ka zgjedhur të publikojë shpesh imazhe nga jeta e tyre së bashku.

Në postimin më të fundit në llogarinë e saj personale në Instagram, këngëtarja shfaqet e veshur me një fustan elegant të zi, ndërsa ish-kryeministri i Kanadasë qëndron pranë saj, me dorën e vendosur rreth belit të saj.

“Nuk e kisha imagjinuar kurrë që karma mund të ishte kaq bujare”, ka shkruar ajo në përshkrimin që shoqëron foton.

Zërat për një romancë mes Perry dhe Trudeau nisën kur ata u panë duke darkuar së bashku në Montreal korrikun e kaluar. Në tetor, ata e bënë publike lidhjen me një paraqitje të përbashkët në një kabare në Paris, ku festuan ditëlindjen e këngëtares.

Në dhjetor, ylli i pop-it e zyrtarizoi marrëdhënien edhe në rrjetet sociale, duke publikuar foton e parë të tyre si çift.

Një burim që kishte folur për revistën PEOPLE në lidhje me Katy Perry dhe Justin Trudeau është shprehur: “Që në fillim e kuptuan se jetët e tyre ishin të ndërlikuara dhe se kjo nuk do të ishte marrëdhënia më e lehtë nga ana praktike, por donin vërtet të shihnin se deri ku mund të arrinte dhe ishin të vendosur ta bënin të funksiononte.”

I njëjti burim ka shtuar: “Katy Perry u dashurua me të që herët, sepse ai tregoi interes të sinqertë. Ata kanë përballuar tashmë shumë vështirësi praktike. Fakti që ishin të gatshëm t’i përballonin tregon shumë për seriozitetin me të cilin e shohin njëri-tjetrin.”