LIFESTYLE, 28 Prill 2025, 14:26

Humbi foshnjën që do të sillte në jetë me Mark Frrokun, Rudina Dembacaj prek me rrëfimin: Pësova abort spontan

Humbi foshnjën që do të sillte në jetë me Mark Frrokun,

Aktorja e njohur Rudina Dembacaj, e cila ka një vajzë me ish-bashkëshortin e saj, Viktorian, ka zbuluar se ka pësuar një abort spontan, shtatzënia e cila ishte fryt i romancës së saj me partnerin aktual Mark Frrokun.

Ajo rrëfeu për herë të parë për publikun një nga momentet më të vështira të jetës së saj teksa theksoi se aborti ndodhi pa ndonjë shkak të përcaktuar nga mjekësia.

“Unë vjet në janar kisha një abort spontan. Nuk kishte një shkak të caktuar,”– u shpreh aktorja.

Megjithatë aktorja u shpreh se kjo ngjarje i shërbeu asaj dhe Markut për të reflektuar, për të ndërtuar më shumë forcë dhe për të mos humbur besimin në të ardhmen.

“Zgjodha ta përkthej në një anë tjetër që kaluam ne të dy, në të 6-të. Na shërbeu për shumë gjëra, vazhduam, shpresuam,” tha Rudina për Top Channel.