LIFESTYLE, 24 Qershor 2025, 18:49

“Gjërat nuk janë aspak mirë”/ Ndizen thashethemet për një krizë martesore mes Justin Bieber dhe Hailey

“Gjërat nuk janë aspak mirë”/ Ndizen thashethemet

Justin dhe Hailey Bieber duket se po përjetojnë një krizë në martesën e tyre.  Ndërsa thashethemet kanë nisur të qarkullojnë për marrëdhënien e tyre, një burim pranë çiftit thotë për “Entertainment Tonight” se Justin “është irrituar” nga Hailey.

”Justin irritohet shpejt dhe ndien se Hailey mund të jetë sipërfaqësore për mënyrën sesi marrëdhënia e tyre duket në syrin publik”. Ndërsa Hailey, “është mërzitur nga mungesa e motivimit të Justin.”

“Miqtë mendojnë se mund ta shpëtojnë martesën e tyre dhe të dy e duan këtë, por për momentin gjërat nuk janë mirë”, vijon burimi.

Ditët e fundit, Hailey është parë vetëm në New York dhe pa unazën e martesës.  Ndërsa në intervistën për Vogue në muajin maj, Hailey i hodhi poshtë të gjitha lajmet e divorcit, por duket se paqja për çiftin është ende larg.