TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Basel po përgatitet për të pritur Konkursin e 69-të të Këngës në Eurovizion në 2025 dhe organizatori i Radios dhe Televizionit Zviceran (SRF), ka zbuluar skenën spektakolare që do të presë shfaqje nga pjesëmarrës nga e gjithë Evropa.
Një skenë që siç u prezantua dhe në një konferencë të posaçme për shtyp, do të jetë plot risi dhe efekte mbresëlënëse
Skena e Eurovision 2025 karakterizohet nga arkitektura e saj moderne, e cila kombinon teknologjinë më të fundit dhe dizajnin kreativ.
Sipas organizatorëve, skena do të bazohet në tre elementë kryesorë:
Planifikimi Qendror: Një hapësirë qendrore që do të mundësojë shikueshmëri dhe ndërveprim të plotë me publikun, duke simbolizuar unitetin dhe lidhjen e vendeve.
Platformat fleksibël: Platformat lëvizëse të skenës lejojnë ndryshime të skenës brenda sekondave, duke lejuar kështu artistët të paraqesin koncepte spektakolare.
Projeksionet dhe ndriçimi LED: Sfondi i skenës do të pajiset me miliona drita LED me rezolucion të lartë, duke lejuar projeksione grafike mbresëlënëse dhe efekte 3D.
Skenat e Eurovizion ndër vite