LIFESTYLE, 29 Dhjetor 2024, 16:03

Elvis Pupa godet “Big Brother”: Sapo hapja tema morali dhe shembujsh pozitivë, kamerat kalonin te intrigat dhe dallaveret (VIDEO)

Elvis Pupa godet “Big Brother”: Sapo hapja tema morali dhe shembujsh

Elvis Pupa ka ndarë një video në TikTok ku ironizon tendencën e shqiptarëve për të justifikuar gënjeshtrat, edhe kur janë të vetëdijshëm për to.

Në video, Pupa e krahason këtë sjellje me të huajt, për të cilët thotë se jetojnë në një botë ku “gënjeshtra nuk ishte shpikur akoma”.

Elvis Pupa godet “Big Brother”: Sapo hapja tema morali dhe shembujsh

Por një komentues i kujtoi Visit faktin se gjatë kohës që ishte pjesë e “Big Brother”, kishte mundësi të shfaqte më shumë shembuj pozitivë, të ofronte moral dhe të sillte ndryshim.

Nga ana tjetër, aktoori deklaroi se ishte pikërisht kjo arsyeja pse kishte marrë pjesë në spektakël, por tha se “sapo hapja tema të tilla, kamerat kalonin te intrigat dhe dallaveret”.