LIFESTYLE, 16 Shtator 2025, 14:37

E trishtë! Regjisori dhe aktori i famshëm ndahet nga jeta

E trishtë! Regjisori dhe aktori i famshëm ndahet nga jeta

Regjisori dhe aktori i famshëm, Robert Redford ësht ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare.

Lajmin e raportoi New York Times. Sipas medias prestigjioze amerikane ai ka ndërruar jetë mëngjesin e së martës në shtëpinë e tij në Utah dhe prej disa kohësh s’kishte qenë në gjendje të mirë shëndetësore.

Vdekja e tij u njoftua në një deklaratë nga Cindi Berger, drejtoresha ekzekutive e firmës së publicitetit Rogers & Cowan PMK.

Ajo tregoi se regjisori kishte vdekur në gjumë, por nuk dha një shkak specifik.