LIFESTYLE, 10 Janar 2025, 13:06

E pranon më në fund/ Meritoni i jep fund aludimeve për Ilnisën dhe i “hap rrugë” romancës së re me modelen

E pranon më në fund/ Meritoni i jep fund aludimeve për

Meriton Mjekiqi ka rrëfyer për herë të parë të vërtetën e ndarjes nga Ilnisa Agolli. Një histori tëpër e diskutuar që nisi brenda shtëpisë së famshme të “Big Brother VIP”, Ilnisa dhe Meritoni nisën së bashku bashkëjetesën pas daljes nga formati.

Marrëdhënia e tyre ka patur shumë ulje e ngritje, zënka e debate që kryesisht kanë patur si zanafillë mospranimin e Ilnisës nga familja e Meritonit.

Në një intervistë për “Prive”, Meritoni ka pranuar ndarjen nga gazetarja po nuk ka dashur të tregojë detajet duke thënë se ato mbeten personale.

Ndër të tjera ai thotë se i uron asaj vetëm të mira teksa shton se ajo është një grua dhe një nënë e mrekulllueshme.

“Unë kam qenë brenda asaj shtëpie, kam vepruar në mënyrën që unë jam ndjerë. Si do e gjykoja unë, ka qenë shumë e bukur dhe realisht nuk do të ndërroja as pikë dhe as presje për ato çfarë kanë ndodhur deri në pikën A. Pastaj si është pritur nga publiku, është e tyre. Disa të tjerë e kanë mirëpritur shumë mirë, disa të tjerë jo. Gjithçka ka qenë reale sepse kështu ka shkuar, kështu ka rrjedhë e kështu ka qenë.

Aludimet janë 100% të vërteta të konfirmuara sot prej meje, Meriton Mjekiqit, arsyet e ndarjes nuk kanë rëndësi sepse janë private.

Unë i uroj shumë të mira Ilnisës, i uroj suksese, shëndet dhe është grua e mrekullueshme, një nënë e jashtëzakonshme, profesioniste në punën e saj, kështu që vetëm të mira,” u shpreh Meriton Mjekiqi.

Sigurisht që ai nuk mund t’i shpëtpnte pyetjes mbi thashethemet për një romancë të re më një modele por Meritoni e ka lënë të hapur përgjigjen.

“Çfarë të them, të ruaj diçka për vete gjykojeni vetë se kush është e vërteta. Gjërat që mbesin kujtim janë të rëndësishme.”