TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tregtar ari në Gjermani ka krijuar një nga pemët me të shtrenjta të Krishtlindjes ndonjëherë. Pema është afërsisht 10 metra e gjatë dhe përbëhet nga 2.024 monedha. Në vend të yllit tradicional të pemës së Krishtlindjes është vendosur një monedhe 24-karatëshe. Mendohet që punimi arrin vlerën e rreth 5.5 milionë dollarëve.
Pema u ekspozua në Mynih në argjendarinë Pro Aurum e cila theksoi se ajo nuk është për shitje. Vlen të përmendet se ajo u krijua për të festuar 35 vjetorin e argjendarisë Pro Aurum.
Sakaq, interesant është fakti se kjo pemë nuk është më e shtrenjta ndonjëherë pasi ky nder i takon një modeli të ekspozuar në Abu Dhabi në vitin 2010 që arrinte vlerën e 11 milionë dollarëve.