TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një mjek dhe disa tregtarë droge janë vendosur në pranga pasi dyshohen se ata ndihmuan në sigurimin dhe dërgimin e ketaminës aktorit të ndjerë të serialit ‘Friends’, Matthew Perry.
Autoritetet në SHBA sekuestruan kompjuterë, telefona dhe pajisjeve të tjera elektronike për të përcaktuar se kush e furnizoi Perry-n me ketaminë të marrë ilegalisht që e bëri atë të humbiste vetëdijen dhe të mbytej në vaskën e tij të nxehtë tetorin e 2023. Po ashtu po hetohet dhe rrjeti që trafikon ketaminë në mënyrë të paligjshme në SHBA.
Perry vdiq më 28 tetor në moshën 54-vjeçare. Më shumë se një muaj pasi u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Malibu, Kaliforni, autopsia e Perry konfirmoi se shkak ishin efektet akute të ketaminës.
Raporti i autopsisë rendit gjithashtu mbytjen, sëmundjen e arterieve koronare dhe buprenorfinën, një opioid sintetik, efekte si kushte të tjera që shkaktuan vdekjen e tij.