LIFESTYLE, 31 Maj 2026, 17:52

Dua Lipa dhe Callum Turner martohen në Londër

Dua Lipa dhe Callum Turner martohen në Londër

Këngëtarja Dua Lipa dhe aktori Callum Turner u kurorëzuan në Bashkinë e Old Marylebone këtë pasdite, të ndjekur nga miqtë e ngushtë dhe familja.

Dua, mahniti me një kapelë të bardhë, fustan dhe doreza, dorë për dore, me bashkëshortin e saj të sapomartuar, ndërsa 35-vjeçari Callum i veshur me një kostum dhe kravatë ngjyrë blu të errët.

Ishte një ngjarje e thjeshtë që i bëri ata ligjërisht burrë e grua përpara dasmës së tyre.

Tashmë janë zyrtarisht të martuar, ndërsa festa e madhe e dasmës do të zhvillohet në Palermo të Siçilisë dhe do të zgjasë nga e enjtja deri të shtunën.