LIFESTYLE, 27 Qershor 2025, 14:38

Brad Pitt shënjestër e një grabitjeje, tre persona hynë në shtëpinë e tij 5.5 mln dollarëshe në Los Angeles

Brad Pitt shënjestër e një grabitjeje, tre persona hynë

Rezidenca milionëshe e aktorit të njohur Brad Pitt në lagjen ekskluzive të Los Feliz, Los Angeles, është bërë shënjestër e një grabitjeje.

Policia e Los Angeles-it (LAPD) ka konfirmuar se ngjarja ndodhi rreth orës 22:30 të mbrëmjes së së mërkurës, ku tre persona dyshohet se kanë kaluar gardhin rrethues të një prone në këtë zonë dhe kanë hyrë nëpërmjet një dritareje në pjesën e përparme. Ata janë larguar me sende të paidentifikuara dhe në sasi të papërcaktuar.

Brad Pitt shënjestër e një grabitjeje, tre persona hynë

Ndërkohë që autoritetet nuk e konfirmuan zyrtarisht identitetin e pronarit, burime të ndryshme mediatike bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtëpinë 5.5 milionë dollarëshe të yllit të filmit “F1”. Aktori 61-vjeçar nuk ndodhej në banesë në momentin e ngjarjes, pasi është duke marrë pjesë në turin promovues të filmit të tij të ri, me ndalesa në Londër, Meksikë dhe New York.

Sipas mediave, Pitt e bleu këtë pronë në prill 2023 nga trashëgimtarja e pasurisë së naftës, Aileen Getty, e cila nga ana tjetër bleu rezidencën e mëparshme të aktorit për 33 milionë dollarë.

Hetimet për zbardhjen e ngjarjes janë ende në vijim.

Brad Pitt shënjestër e një grabitjeje, tre persona hynë