TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aktorja Emily Blunt, gjatë turneut promovues për filmin “The Devil Wears Prada 2”, ka ndarë një këshillë karriere që ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, sidomos në kontekstin e situatës aktuale ekonomike.
E pyetur se çfarë do t’u këshillonte grave që janë të pakënaqura me punën e tyre, Blunt fillimisht u përgjigj me shaka, duke thënë: “Jepni dorëheqjen… Jo”. Më pas ajo vijoi me një përgjigje më serioze.
“Thjesht gjeni diçka që, thellë brenda vetes, dëshironi ta bëni”, tha ajo. “Edhe nëse nuk fitoni para prej saj, për sa kohë e doni, do të jeni të lumtur”, u shpreh aktorja.
Për shumë njerëz, kjo këshillë u duk e rëndë për t’u pranuar, sidomos në një kohë kur shumëkush po përballet me një ekonomi të pasigurt dhe me rritje të vazhdueshme të kostos së jetesës. Për ta, lënia e punës pa siguri financiare mund të ketë pasoja serioze dhe afatgjata.
Në platformën “Reddit” u zhvillua një diskutim i gjerë, ku shumë përdorues nuk u pajtuan me deklaratën: “Në këtë ekonomi?”, “Realiteti është që, nëse s’të pëlqen puna, idealja është të largohesh – por nëse të duhen paratë, gjej fillimisht një punë tjetër e pastaj jep dorëheqjen”, “Shpresat dhe ëndrrat nuk paguajnë qiranë”, “Pyetje e keqe për një person të pasur”, ishin disa nga komentet.
Megjithatë, pati edhe nga ata që e mbrojtën Blunt, duke theksuar se ndoshta ajo duhej të ishte më e kujdesshme me fjalët në intervistë.
“Nuk besoj se Emily e kishte me të keq. U përpoq të përgjigjej sa më mirë”, “Nuk ka përgjigje që nuk do ta nxiste ekipin ‘ajo është e privilegjuar’”, shkruanin të tjerët.