TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aktori dhe komediani i njohur amerikan, Pete Davidson, ka ndarë një nga momentet më të dhimbshme të jetës së tij, atë të humbjes së babait në sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001. Në atë kohë, Pete ishte vetëm 7 vjeç, ndërsa babai i tij, Scott Davidson, punonte si zjarrfikës në New York dhe humbi jetën duke shpëtuar të tjerët në Qendrën Botërore të Tregtisë.
Në një intervistë për podcastin “Real Ones” me aktorin Jon Bernthal, Davidson tregoi se si mësoi për tragjedinë:
“Babai im më premtoi se do të vinte të më merrte atë ditë, por nuk u shfaq kurrë,” tha ai.
“Mamaja ime nuk më tregoi menjëherë çfarë kishte ndodhur. Për rreth tre ditë, më tha vetëm se babai ishte në punë. Më ndaloi të shihja televizor. Më vonë, kur ndeza televizorin fshehurazi, pashë imazhet e babait tim dhe dëgjova lajmin se të gjithë zjarrfikësit në vendngjarje kishin vdekur.”

Kujtimi i asaj dite të errët është i gjallë edhe sot për Davidson, i cili aktualisht është 31 vjeç. Ai ka pranuar se vuan nga çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD) dhe ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij në terapi.
“Kam pasur gjithmonë probleme me besimin dhe ndjenja të forta pasigurie,” ka rrëfyer ai.
Megjithatë, pavarësisht dhimbjes, Pete thotë se ka zgjedhur të mbajë gjallë kujtimin e të atit nëpërmjet humorit, duke e kthyer tragjedinë në forcë përmes artit dhe skenës.