LIFESTYLE, 17 Dhjetor 2024, 15:06

Adele akuzohet për plagjiaturë, një gjykatë braziliane kërkon që kënga e artistes të hiqet përkohësisht nga tregu muzikor

Adele akuzohet për plagjiaturë, një gjykatë braziliane

Këngëtarja britanike me famë botërore, Adele, është akuzuar për vjedhje të të drejtave të autorit, pasi dyshohet se përdori kompozimin e artistit brazilian, Toninho Geraes, të vitit 1995 për këngën e saj “Million Years Ago”, pa leje e tij.

Sipas një vendmi nga një gjykatë Braziliane, është urdhëruar që kënga “Million Years Ago” të tërheqet përkohësisht nga tregu.

Kompozitori Geraes thotë se kënga e Adelës, e publikuar në vitin 2015, kopjon muzikën e këngës “Mulheres” (Femrat), e cila u regjistrua nga këngëtari Martinio da Villa në vitin 1995.

Kompozitori kërkon dëmshpërblim për fitimet e humbura, dëme morale prej 160 mijë dollarësh dhe njohje të pjesëmarrjes së tij në krijimin e këngës.

Ndërkohë, gjyqtari Victor Torres urdhëroi degët braziliane të kompanive “Sony” dhe “Universal” që “të ndalojnë menjëherë përdorimin e ri global, riprodhimin, modifikimin, shpërndarjen dhe komercializimin e këngës në të gjitha format dhe ta heqin atë nga platformat dhe nga shitja”.