TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Seb Ponari, shqiptari me banim në Angli, ka përfunduar udhëtimin e tij me vrap në këmbë nga Cambridge në atdhe, prej 2750 km në 40 ditë Sot në një ceremoni mikpritjeje të organizuar në pikën doganore të Hanit të Hotit, protagonisti shpërtheu në lot kur shkeli në tokën shqiptare. Ai tregoi se vrapimin e nisi rastësisht ndërsa tashmë është kthyer në një pasion, i cili u finalizua në këtë udhëtim të çmendur ku përshkoi 9 shtete për të mbërritur në Shqipëri, teksa nesër mbërrin nga Hani i Hotit në Tropojë.
Ai u nis për të përshkuar me vrap një distancë prej 2,750 kilometrash nga Cambridge drejt Tropojës, brenda vetëm 40 ditësh. Sfida e tij ka nisur më 10 maj dhe përfundoi sot. Kjo iniciativë unike e shqiptarit nuk ka si qëllim vetëm tejkalimin e kufijve të durimit njerëzor, por është një thirrje për ndërgjegjësim dhe mbështetje për shëndetin mendor, një temë ende e stigmatizuar në shumë shoqëri, përfshirë edhe atë shqiptare.
Rrugëtimi i Sebit kaloi përmes disa vendeve evropiane, dhe çdo ditë ai përshkoi mesatarisht mbi 65 kilometra, duke vrapuar për një qëllim që e motivon çdo mëngjes. Të gjitha fondet e mbledhura gjatë kësaj sfide do të shkojnë për një organizatë lokale që ofron shërbime dhe mbështetje për personat me probleme të shëndetit mendor.
Deklarata e tij për mediat:
Karriera e vrapit ka filluar para dy vitesh e gjysmë. E fillova një mëngjes, u bëra me nerva me trajnerin, gjithmonë e kam pasur merak barkun rrafsh si 15 vjeç. Vrapova te një punë që e kisha 60 km larg. U mundova me vrapuar, se pas 50 km u dorëzova. Aty më kapi inati. Por edhe vapim ë pëlqen se të bën me reflektuar dhe nga aty mu bë si pasion.
Pas 6 muajsh, i bëra një pyetje vetes se si të shkojë në Tropojë me vrap. Por ngeli si ide. Edhe këtë vit, mu rikujtua prapë. Thashë shumë kam folur, por s’kam bërë asnjë gjë. Mbi të gjitha thashë meqë babi bën këtë vit 10 vjetorin që ka ndërruar jetë dhe do t’ia dedikoj atij. Do të shkoj nga shtëpia ime te e babait.
Sepse kam vuajtur vetë dhe e vuaj. Por nuk e lë me më bllokuar si më përpara. Vrapi ka qenë faktor kryesor për mua për të përmirësuar kualitetin e jetës time. Hera e fundit që kam qenë me mendime të tepërta ishte sot. Është e pabesueshme të vraposh 2600 km dhe të ndihesh pa vlerë.
Unë këtë e kam ndarë në dy faza. Një projekti Tropoja, dhe to të ndaloj te babai i ndjerë. Më pas të nesërmen, do ta përfundoj në Ksamil, ku do të bëj disa ditë plazh.