AKTUALITET, 22 Shtator 2020, 14:33

Korçë, transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 40-vjeçari

Korçë, transportonte emigrantë të paligjshëm,


Policia e Korçës ka njoftuar se është arrestuar Erik Gjergji, 40-vjeç pasi është kapur nga shërbimet e policisë së Pogradecit, duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm, të cilëve u kishte premtuar kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt pagesës.

Arrestimi i 40-vjeçarit u krye pranë vendit të quajtur “Enkelana” në Pogradec.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të operacionit policor “Perimetri” është goditur një tjetër rast i aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Gj., 40 vjeç, banues në Lezhë.

Shtetasi i mësipërm, është kapur nga shërbimet e policisë në vendin e quajtur “Enkelana” në Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Ford”, dy emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 250 euro iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.