LIFESTYLE, 25 Korrik 2021, 16:17

Kënga me Noizy-n rezultoi një sukses, Dhurata Dora jep lajmin e madh për fansat

Kënga me Noizy-n rezultoi një sukses, Dhurata Dora jep lajmin e madh

Projekti më i fundit i Dhurata Dorës është dueti me Noizy-n, i publikuar dy ditë më parë, dhe që ka rezultuar një sukses i vërtetë. Ashtu siç pritej, kënga është kthyer në një nga hitet e verës dhe në një kohë fare të shkurtër ka arritur më shumë se 3 milionë klikime. Teksa feston suksesin e këngës, Dhurata ka zbuluar se së shpejti do të vijë me një album. “Kënga e parë e albumit tim të ardhshëm”, ka shkruar këngëtarja. Mirëpo, dyshja e famshme kanë zbuluar se nuk do ta mbyllin me kaq. Projekti më i fundit i Dhurata Dorës është dueti me Noizy-n, i publikuar dy ditë më parë, dhe që ka rezultuar një sukses i vërtetë. Ashtu siç pritej, kënga është kthyer në një nga hitet e verës dhe në një kohë fare të shkurtër ka arritur më shumë se 3 milionë klikime. Teksa feston suksesin e këngës, Dhurata ka zbuluar se së shpejti do të vijë me një album. “Kënga e parë e albumit tim të ardhshëm”, ka shkruar këngëtarja. Mirëpo, dyshja e famshme kanë zbuluar se nuk do ta mbyllin me kaq.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Dhurata Dora (@dhuratadora)

Ata do të punojnë për një tjetër këngë. Lajmin e ka konfirmuar vetë Noizy në një postim në rrjete sociale, por megjithëse nuk dihen ende detaje, është përfolur se projekti do të jetë pjesë e albumit të ri të Noizy-t. Reperi ka zbuluar se albumi mban titullin “Alpha”.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)