LIFESTYLE, 23 Nëntor 2017, 09:47

Ja kush dhe si është sot Mimoza Llastica!

Ja kush dhe si është sot Mimoza Llastica!

E kush nuk e mban mend personazhin “Mimoza Llastica”?

Vajza e vogël tekanjoze, që i jep mësim të gjithë fëmijëve të përkëdhelur, sot i ka kaluar të pesëdhjetat.

Mbase jo gjithkush e di që emri i saj i vërtetë është Zhaklina Dhimojani, sepse edhe sot e kësaj dite vazhdojnë ta quajnë me emrin e personazhit Mimoza Llastica. E larguar që në vitin 1990 nga Shqipëria, publiku nuk e njeh më portretin e saj, por sigurisht që mban mend mirë, vajzën llasticë që ajo interpretonte në një prej filmave më të dashur shqiptarë.

Aktorja Zhaklina Dhimojani, sot jeton në Bernë të Zvicrës së bashku me bashkëshortin jurist dhe vajzën e saj Alexa.

Ajo tashmë është shkëputur nga bota e kinemasë dhe ka marrë një drejtim komplet tjetër, duke punuar fillimisht si përkthyese në zyrën Federale të Refugjatëve në Itali dhe më pas e angazhuar si organizatore e koncerteve me muzikë klasike në Zvicër.

E kemi parë e riparë me dhjetëra herë “Mimoza Llasticen”. Madje filmi mbetet sërish aktual edhe për fëmijët e sotëm.

[gallery columns="1" ids="24305,24308,24303,24304,24310,24302,24301,24306,24307,24311"]