AKTUALITET, 21 Tetor 2020, 11:02

Infektohet me koronavirus punonjësi i prefekturës në Vlorë

Infektohet me koronavirus punonjësi i prefekturës në Vlorë


Një punonjës i infektuar, në “izolim” prefektura në Vlorë.

Një punonjës në Prefekturën e Vlorës ka rezultuar pozitivë për koronavirusin.

Abc News raporton se, për këtë arsye, i gjithë institucioni qëndron në izolim gjatë kësaj të mërkure.

Aktualisht pritet përgjigja për të gjitha rastet e kontaktit të një dite më parë.

Sipas raportimit të djeshëm nga Ministria e Shëndetësisë, raste aktive në Vlorë janë 270.