TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Me Blendin jemi miq te vjeter prej shume vitesh. Dikur takoheshim shpesh sot me rralle. Emisionet ne Opinion i ndjek edhe mund te them se edhe pas kaq shume vitesh ne ekran perseri ka mbetur nje prej me te mireve.
Ka ca kohe qe Blendi ka filluar te promovoje Shqiperine turistike. Gjate periudhes se veres viziton dhe promovon vise dhe pejsazhe pak te shkelura me pare kryesisht per nje publik shqiptar. Promovimi i tyre prej nje gazetari te njohur si Blendi sigurisht sjell nje vemendje me te shtuar. Ai ka nje ndikim me te madh ne kete fushe per vete faktin se ka nje numer te konsiderueshem qe e ndjekin ne rrjetet sociale. Per kete arsye po i shkruaj edhe une disa rreshta per vizitat e Blendit ne Shqiperine turistike.
Disa dite me pare e pashe tek promovonte Pazarin e Gjinokastres. Nje monument i vecante ne llojin e vet. Blendi tek qendronte aty ky kryqezohen udhet e Pazarit, me pasion tregonte numrin e madh te vizitoreve qe silleshin verdalle duke bere foto apo duke pare vitrinat e dyqaneve. Por edhe pse Blendi e promovoi mjaftueshem Pazarin, pas shpines se tij morine e dyqaneve te vogla I la ne heshtje. Ndoshta se nuk kishte cfare te thoshte per ato qe pa ne vitrinat e tyre.
Pazari i Gjinokastres eshte restauruar vitet e fundit nga nje fond i Qeverise Shqiptare dhe Fondi Shqiptaro Amerikan AADF. Restaurimet kane bere te mundur rikthimin ne jete te nje pjese te vecante te arkitektures se qytetit. Pazari duket me te vertete I ringjallur dhe plot gjalleri. ( Megjithese duhet thene se Pazari u restaurua edhe ne perudhen e Berishes se II-te me nje fond prej 6 milion euro. Cfare u be me keto fonde, a ishin me te vertete restaurime apo jo ende sot ka mbetur mister. Ne 2013 u premtua se ky investim prej 6 milion eurosh ne Pazar do te hulumtohej dhe pergjegjesit do te shkonin para drejtesise. Se cu be me kete premtim dhe ku shkuan ato 6 milion euro askush nuk di me shume).
Gjithsesi tema e ketij shenimi nuk eshte restaurimi I Pazarit por Manaxhimi I tij. Cdo vit me grupe te ndryshme e vizitoj Pazarin jo vetem si pjese e atraksionit por edhe se nje pjese te dyqanxhinjve i njoh. Pazari I Gjinokastres perpos emrit qe ka dhe terheqjes se kuptueshme nga vizitoret eshte nje pasyre tipike e turizmit shqiptar. Fasade e bukur me mallra te rreme. Ne pjesen me te madhe te ketij Pazari tregetohet “artizanat” prodhuar ne Turqi apo Kine. Jane prodhime kitch, te lira, pa shije, pa shpirt artistik dhe pa asnje lidhje me artizanatin e dikurshem shqiptar.
Nje dru punues ne nje qoshe te Pazarit, nje gur punues dhe nja dy lesh punues te cilet mezi mbajne veten nuk mund te jene perfaqesuesit e artizanatit ne Jugun shqiptar.
Pazari si kompleks administrohet nga nje organizate e krijuar nga AADF ( Fondi shqiptaro amerikan). Imagjinoni per nje cast sikur me te vertete ky Fond ( te cilit po I jepet ne administrim edhe Butrinti) do te donin/dinin si ta benin kete Pazar nje qender te rendesishme te artit shqiptar. Imagjinoni ne se dikush do te ishte me te vertete serioz per te risjelle artin e mrekullueshem te artizanatit shqiptar cfare mundesie te arte I sjellin numrat e turisteve qe vine verdalle duke pare kitchin Turko/Kinez ne Gjinokaster.
Imagjinoni per nje cast fondet qe shpenzohen per argetime apo “koncerte” banale si “Tekno Ceco” “Gjyshet ne F’est” “Fustanella Pala pala” “Gliko me Arra” apo sheqerna te ketij lloji te jepeshin per mbeshtetjen e artizaneve te Jugut?. Po sikur arti I cdo artizani ne Jug do te mbeshtetej financiarisht dhe do te ekspozohej ne Pazarin e Gjinokastres perballe nje publiku qe sa vjen dhe rritet? Po sikur dikujt qe ka vulen ne dore ti shkonte mendja dhe te ndalonte cdo prodhim kitch Turko/Kinez te shitej ne Pazarin e Gjinokastres? Po sikur hapsira e mbushur me banalitete te prodhuara ne provincat e largeta te Kines ti jepej artizaneve dhe fshatareve te Jugut te Shqiperise per prodhimet e tyre? Po sikur ne nje nga godinat e restauruara te hapej nje shkolle artizanati ku te rinjte te mesonin artin e tradites se Jugut? Po sikur veshjet e shtrenjta te malesoreve te Jugut te ringjalleshin perseri dhe te lakmoheshin si dikur nga artiste dhe poete europiane?
Artizanati I nderthurur me turizmin eshte pjese e rendesishme e ekonomive lokale. Shume vende e kane zhvilluar duke e shtrire ne nje sistem kapilar i cili krijon mundesi te arta punesimi, zhvillim ekonomik rural por edhe ruajtjen e tradites kulturore. Vlere kjo shume e rendesishme ne turizmin kulturor.
Per te mos shpikur rroten ka plot modele nga ku mund te marrim dhe ta zhvillojme jo vetem ne Pazarin e mrekullueshem te Gjinokastres por edhe ate te Shkodres, qendra e dikurshme e artizanatit ballkanik. Ringritja e artizanatit tani qe turizmi po mer nje zhvillim te dukshem eshte nje nevoje urgjente jo vetem si nje mundesi ekonomike por edhe si shprehje e artit dhe trashegimise kombetare. Me shume pak fonde dhe me shume dashuri ky Pazar mund te ringjallet shpirterisht ashtu sic u ngjall eshte fizikisht.
Ne kete menyre Pazari I Gjinokastres nuk do te jete me nje fasade me mallrat e rreme por nje vitrine e kultures shqiptare te cilen Blendi Fenziu mund ta promovoje cdo sezon veror pa ju shmangur dyqaneve te vogla pas shpines se tij.