TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sali Berisha ka dalë i dyti, të paktën në ato pak bashki ku ka mbaruar numërimi. Njëlloj si më 6 marsin e vitit të shkuar, edhe pse i kishte garantuar demokratët se kandidatët e tij kishin dalë nga Primaret ndaj do të sillnin fitoren.
E kishte fjalën për një proces rutinë të demokracive perëndimore, ku ka disa lloj Primaresh, por thelbi është i njëjtë: kandidon gjithkush dhe zgjidhet më i miri, ai që merr më shumë vota nga anëtarësia apo nga simpatizantët.
Berisha e kishte garantuar popullin demokrat se procesi i primarëve të 4 dhjetorit 2022 ishte “Një rreze drite për rikthimin e votës së lirë në Shqipëri”, sepse prej tyre do të dilnin kandidatët e opozitës që do të garonin dhe fitonin në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Atë ditë PD-ja e Berishës njoftoi se konkuruan mbi 200 kandidatë në 61 bashki dhe u zgjodhën nga mbi 55 mijë anëtarë dhe simpatizantë të PD-së, ata që garuan në zgjedhjet e 14 majit 2023.
Procesi nisi dhe përfundoi me probleme si çdo process tjetër zgjedhor në Shqipëri, partiak, administrative apo legjislativ. Por Berisha vendosi të bënte një sy qorr dhe një vesh shurdh.
P.sh. në bastionin demokrat që Berisha humbi edhe pse thotë se nuk do ta pranojë humbjen, në Kamëz, ditën e Primareve, pati shumë përplasje brenda PD-së që tregonin se procesi ishte i manipuluar dhe fituesi i paracaktuar. Kandidati i primareve të Kamzës, Asllan Dogjani shprehej publikisht pasditen e 4 dhjetorit: “Është një proces ku është vjedhur vota brenda Partisë Demokratike. Kjo është e turpshme që të vidhet mes njëri tjetrit, nuk kam çfarë them më shumë”.
Askush nuk e dëgjoi, por i thanë në vesh që ta mbyllte atë muhabet se do të ishte deputet pasi përfitonte nga lista, dhe Arjan Hoxha u bë kandidati i PD për bashkinë e Kamzës, në zgjedhjet vendore të 14 majit, pra ky kandidati që nuk arriti të jetë “rreze drite” për Berishën në bastionin e PD-së.
Po kështu për Vorën ku demokratët thanë që në fillim se kandidati Indrit Hoxha nuk mund të ishte emri i duhur, sepse nuk ishte as banor i zonës.
Për të mos u nxituar me Tiranën, edhe pse Erion Veliaj këto orë thotë se ka fituar me diferencë të madhe dhe ku u bë debati më i madh nëse duhej zgjedhur njeriu politik, siç vendosi Berisha që të ishte Belind Këlliçi, apo njeriu që përfshinte përtej politikës, siç u komentuar mjeku Ilir Alimehmeti.
Po pse ndodhi kështu, që kandidatët e Primareve “rreze drite”, për të cilët Berisha tha se kishin dalë nga populli nuk arritën të dilnin përpara “gomerëve” të Ramës? Ishin Primare? Ishin kandidatët e duhur? Përgjigjet kanë nisur të vijnë, me rezultatet, por do të duhet një përgjigje politike nga arkitekti i tyre, Berisha, që, deri tani, është i dyti, si humbës.