TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pranimi i fajit përpara një gjykate në Uashington, nga ish agjenti i FBI, Charles McGonigal, është si ajo historia e gotës që mund ta shohësh, ose gjysëm bosh, ose gjysëm plot.
Të parët mund ta vënë theksin në pikën se marrëveshja e arritur mes prokurorëve dhe avokatëve, do të bëje të pamundur qëmtimin e episodeve, detajeve dhe fakteve që do të ofronte një proces i rregullt. Për shkak të saj, ne ndoshta nuk do të marrim vesh asnjëherë, se kur u fol për herë të parë mes ish agjentit dhe Ramës për një plan të përbashkët për shkatërrimin e opozitës, se cila ka qenë shifra e plotë që ai mori për të hetuar fabulën e fabrikuar në Tiranë, për financimin me para ruse, apo se cilia ka qenë natyra e asaj “lidhjeje të papërshtatshme” me kryeministrin shqiptar, që konsumohej përmes bisedave në aplikacionin Viasat, ashtu siç rrëfeu Alison Guerrerro, e dashura ilegale e Mcgonigal.
Por, pavarësisht se pranimi i fajësisë dhe mosvazhdimi i procesit mund ti varrosë përgjithmonë një varg imtësish, që do mbanin gjallë kërshërinë e gazetarëve, luftën e opozitës dhe vuajerizmin e publikut, ai ka dhe anën e vet, të gotës gjysëm plot. Mbetja e disa të dhënave në hije, nuk e zbeh aspak faktin se bashkë me McGonigal, në të njëjtin krim, ka qenë i përfshirë edhe kryeministri shqiptar. Deklarata e pranimit të fajit para gjykatës, ku Edi Rama është një personazh kryesor, pranon, as më pak dhe as më shumë, atë që shkruante New York Times, në investigimin e tij, se “McGonigal ndërmori hapa në favor të Ramës” për të goditur opozitën. Kjo u konfirmua edhe këtë të premte, nga pyetja që gjyqtarja Colleen Kollar-Kotelly i bëri në proces ish agjentit të FBI. Ai pranoi para saj se kishte vënë në lëvizje prokurorinë amerikane për çështjen e lobimit me para ruse të opozitës.
Por, për të kuptuar më mirë rëndësinë e këtij pohimi, pra se si u bë McGonigal, pjesë e një skenari politik për goditjen e kundërshtarëve të Edi Ramës, është e nevojshme ti rikthehemi pak kronologjisë së ngjarjeve. Aty vërehen përkime të frikshme, në data, mes pagesave që merr ish agjenti dhe lëvizjeve që ai bën kundër PD dhe Lulzim Bashës.
Në ???????????????????? ????????????????, McGonigal i kërkon borxh shqiptaro amerikanit Agron Neza. Në ???????????????????????????? të dy udhëtojnë drej Trianës dhe priten nga Rama. Menjëherë pas kësaj, McGonigal, paguhet me të paktën 225 mijë USD.
Pas dhënies së dollarëve në ???????????????????????? të tre takohen përsëri në Tiranë. Menjëherë fillon dhënia e dokumentave me burim nga kryeministria, kundër opozitës. Këto materiale që servireshin nga Neza dhe këshilltari informal i kryeministrit, Dorian Duçka, i jepen FBI-së. Duçka paguan edhe shpenzimet për dëshmitarët që dëshmojnë për FBI-në lidhur me këtë ngjarje dhe kjo i mbahet e fshehtë këtij institucioni. Në ???????????????????????? ????????????????, hapet hetimi zyrtar kundër lobistit Nik Muzin që kishte marrë nga basha mbi 600 mijë dollarë.
Pra pyetja që shtrohet është e thjeshtë, pse dy biznesmenë, në punë të tyre, do paguanin nga xhepi i vet, për të luftuar opozitën? Pse qëllon “rastësisht” që njëri prej tyre është edhe këshilltar i Ramës dhe furnizohet me dokumenta nga kryeministria? Pse pagesa 225 mijë USD kryehet pasi McGonigal takohet me kryeministrin dhe pse hetimi kundër opozitës nis menjëherë sapo ai ka marrë parëtë?
Këto gjashtë muaj, mes shtatorit 2017 dhe shkurtit 2018, janë një dëshmi ulëritëse se regjimi shqiptar ka korruptuar zyrtarin më të lartë të FBI, të akuzuar ndonjëherë për tradhëti kaq të lartë.
Prandaj alibia e idhtarëve të gotës gjysëm bosh, që kërkojnë ende prova të tjera për tu bindur është e pa vlerë. Drejtësia e amerikane e bëri punën e saj. Ndonëse me një marrëveshje qv varrosi shumë detaje, ajo e detyroi McGonigalin, ta pranojë fajin se i mbajti të fshehtë institucionit ku punonte, marëdhënien okulte që krijoi në këtë vend.
Ndërsa drejtësia shqiptare, e dizenjuar nga amerikanët, as denjon të merrret më këtë krim të kryer në sy të të gjithëve. Ajo preferon ta lërë fajin kopil, duke mbajtur në fuqi praktikat e një vendi të korruptuar, që ndonëse pretendonte ta bënte SPAK-un dhe BKH-në, si FBI, qe i aftë të “shqiptarizonte” edhe agjentët më të spikatur të kësaj të fundit.