IDE, 27 Tetor 2023, 13:38

Kur në vend të demokracisë formëzohet oligarkia civile

Kur në vend të demokracisë formëzohet oligarkia civile

"Korrupsioni ndikon në rritje dhe rritja gjithashtu ndryshon mënyrën se si kryhet korrupsioni". Kjo është një përgjigje që jap shpesh kur miqtë pyesin "si ka mundësi që Shqipëria ka ndryshuar kaq shumë ndërkohë që ka një korrupsion të shfrenuar"?

Mendoni disa individë të verbër që prekin një elefant. Duke dashur ta përshkruajnë atë që prekin  secili  do të  arrijë  në një përfundim të ndryshëm. Njeriu që prek këmbën thotë se elefanti është  një shtyllë, ai që prek bishtin thotë se elefanti është një litar, e kështu me radhë. Të gjithë individët gjejnë një pjesë të së vërtetës, por askush nuk e kupton të gjithë pamjen. Për shkencëtarët socialë, shëmbëllimi është  dëshira jonë për të përgjithësuar, e cila nuk njeh kufi.

Kur flasin për korrupsionin, njerëzit por me sa duket edhe ligjet, prekin pjesë të ndryshme të elefantit duke dalë me dhjetëra, nëse jo qindra shpjegime të ndryshme.

Në fakt ka tre kategori të mëdha ku klasifikohen veprimet korruptive.

1. Ryshfetet ose vjedhje të vogla: punonjësit në nivelet më të ulta në administratë mbledhin privatisht tarifa të paligjshme, gjatë ofrimit të shërbimeve.  Apo ajo shitësja e dikurshme e djathit e cila u shiste qytetarëve shëllirën në vend të djathit edhe që të mos prekej një pjesë të përfitimeve i ndante me elitën lokale.

2 Vjedhjet  e mëdha ose transferimet e mëdha ku përfshihen përvetësimet nga shpërndarja e fondeve publike tek privati me anë të tenderave apo koncensioneve,  dhe

3 "Korrupsioni nëpërmjet Aksesit"  ku përfshihen përfitimet e realizuara me anë të ligjeve të veçanta, lobimeve apo politikave edhe vendimeve që ofrojnë  përfitime vetëm për një grusht të caktuar individësh .

Hapja  e ekonomisë në fillim të viteve 1990 dhe  rritja e kapitalizmit u shoqërua nga  evolucioni në korrupsion. Kështu me zhvillimin e ekonomisë së tregut  përtej korrupsionit  të rëndomtë të shitëseve që vidhnin në peshore , apo zyrtareve në nivelet më të ulta të piramidës në  administratë, u masterizuan  dy forma  të tjera më të sofistikuara edhe më të përqendruara,  vjedhjet ose transerimet e mëdha të vlerave me anë të tenderave , koncensioneve dhe  rritja e pasurisë me anë  aksesit në hartimin e ligjeve edhe politikave edhe "vlerat e realizuara me anë të lidhjeve politike"  u shumëfishuan në mënyrë astronomike.

 Pas 1990 një pjesë e konsiderueshme e rritjes mund të shpjegohet me arritjen dhe përfitimet e jashtëzakonshme të tregtisë e lirë (si e brendshme ashtu edhe e jashtme). Por, ndërsa ekonomia zgjerohej, fuqia për të përqëndruar  burimet, si përdorimi i tokës apo të drejtave të tjera, në pak duar me anë të korrupsionit të aksesit rriti shpejtësinë edhe madhësinë e transaksioneve,  duke ndikuar në përshpejtimin e rritjes, rritje e cila për shkak të minimit të konkurencës shfaqi  dy karakteristika të tjera ishte paqëndrueshme  edhe jo gjithëperfshirëse .

Në  kushtet ku konkurenca është vrarë, që ekonomia të vazhdojë të rritet korrupsioni aksesit pranohet si normë edhe elita politike drejtuese shkon deri tek përdorimi i ligje për emra të veçantë. Kështu paraja shkon tek vetëm tek paraja dhe në vend të demokracisë formëzohet oligarkia civile.

Ndaj ekonomia që kemi sot ku nga një anë një grusht investitorësh strategjikë që prodhojnë vetëm ndërtim, edhe nga ana tjetër qindra mijëra dyqanxhinj që ofrojnë shërbime me produktivitet të ulët per sigurimin e jetesës ushqehet edhe ka ushqyer korrupsionin nëpërmjet aksesit.

E ndërsa i është shpallur luftë pa kompromis vjedhjeve edhe ryshfeteve të vogla më anë të digjitalizimit, njësive kundër korrupsionit, apo platformës të bashkeqeverisjes është kthyer në normë korrupsioni i aksesit konsiderohet politikë dhe mund të gjykohen vetëm me votë edhe jo me ligj.

Thënë këtë, debati kur bëhej më pak apo më shumë, është shterpë, ky lloj korrupsioni ecën përkrah me rritjen. Si do të shpëtojnë ne nga kjo, vlen shumë të diskutohet!