IDE, 25 Gusht 2024, 14:05

Inteligjenca reale në kohën e ChatGPT

Inteligjenca reale në kohën e ChatGPT

David Smerdon, profesor i ekonomisë në Universitetin e Queensland, pyeti ChatGPT: “Cili është dokumenti ekonomik më i cituar i të gjitha kohërave?” ChatGPT ju përgjigj se ishte “Teoria e Historisë Ekonomike” nga Douglass North dhe Robert Thomas, botuar në Journal of Economic History në 1969 dhe cituar më shumë se 30,000 herë që atëherë. ChatGTP po ashtu shtonte se “artikulli konsiderohet një shkrim klasik në fushën e historisë ekonomike”. Por në fakt ky artikull nuk ekziston.

Po si ChatGPT e sajoi këtë artikull? Smerdon e jep këtë shpjegim : ” Punimet më të cituara të ekonomisë shpesh kanë fjalët “teori” dhe “ekonomike” , ndërkohë që Nobelisti Douglass North, është nje historian ekonomik shumë i përmendur edhe ka një libër me Robert Thomas. Me fjalë të tjera, përgjigja ka një miksim të gjithë elementëve për të qenë e besueshme por nuk është e vërtetë.

Marrëzitë qëndrojnë jashtë sferës së të vërtetës dhe gënjeshtrës. Një gënjeshtar kujdeset për të vërtetën dhe dëshiron ta errësojë atë. Një i marrë është indiferent nëse deklaratat e tij janë të vërteta. Ai thjesht i zgjedh ato, ose i sajon, për t’iu përshtatur qëllimit të tij. Ndaj në këtë rast përgjigja e ChatGPT -së është një marrëzi .

Eksperimenti David Smerdon tregon që Chat GpT mund të jetë i vlefshëm për ata që tashmë dinë se si ta bëjnë punën e tyre edhe e përdorin GPT si një “partner Sokratik” si një produkt komplementar duke qenë në gjendje të dallojnë përgjigjet e paqëna.

Por chatbot-et kanë disavantazhin të dëmtojë të gjithë ato që thjesht përdorin produktin e tyre si zëvendësues së punës së tyre pa qenë në gjendje ta bëjnë vetë edhe pa qenë të aftë ta vlersojnë atë .

Përdorimi në masë i Chatbot-ve nga studentët ngre edhe një shqetësim tjetër redukton ndjeshëm ndërveprimin njerëzor I cili është i pazëvendësueshëm në procesin e të nxënit.

Njerëzit mësojmë 10% nga ajo që lexojnë , 20% nga ajo që dëgjojmë, 30% nga ajo që shikojmë, mund të mësojmë 70 % nga ajo që diskutojmë edhe 90 % nga ajo që u mësojmë të tjerëve .

Ne sot po i gëzohemi vetëm asaj që duket se është “efektiviteti” edhe “shpejtësia” në kryerjen e detyrave . Për 1 sekondë studenti do të ketë një përgjigje edhe pse shpesh të pavertetë. Ajo që nuk duket dhe pak janë në gjendje ta dallojnë, është ulja e inteligjencës reale . Njerëzit do të humbasin aftësitë e tyre analitike, nuk do të fitojnë të reja , IQ mesatare do të bjerë, edhe bashkë me të do të bjerë kreativiteti njerëzor .

Kështu në vendin e të verbërve, mbret do te jetë njeriu me një sy.