TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Edi Rama ka dekretuar me qëndrimet e fundit viktimën e parë të madhe të revolucionit të flamingove: mediat tradicionale.
Ndoshta i pandërgjegjshëm për efektin që po krijonte përmes sulmeve kundër rrjeteve sociale, që i shpalli si faktorin më me ndikim në protestat masive, ai u bë varrmihësi i pronarëve të TV-ve, që i ka ngritur në rangun e investitorëve strategjikë. Gjatë një fjalimi të para pak ditëve në Pallatin e Brigatave, kryeministri përdori afro 100 herë fjalën algoritëm duke akuzuar “histerinë e algoritmeve” që prodhojnë “skllevër” të tyre, për të krijuar “sheshe ireale xhirimesh”, që nxisin “revolucione imagjinare”.
Nënteksti i tij qe se në bulevard gjenden njerëz naivë, të gënjyer nga instagrami që kërkojnë gabimisht dorëheqjen e tij.
Në fakt, Edi Rama nuk ka shpikur rrotën. Fajësimi i mjeteve të reja të komunikimit, të cilat nuk i kontrollojnë dot, është një refleks i zakonshëm për autokratët. Rasti më tipik është ai i Erdoganit, i cili i fajësoi protestuesit e parkut Ggezi në 2013, si të çorientuar nga Facebooku dhe Twiteri. Ajo histori që daton diçka më shumë se një dekade nga kjo që nisi tani në Zvërnec, ka ngjashëri të çuditshme me rastin shqiptar. Edhe lideri islamo konservator i Ankarasë i kishte futur nën zgjedhë pjesën më të madhe të mediave të vendit të tij. Në të njëjtën kohë kur prostestuesit ambjentalisë dhunoheshin në shesh, televizionet nacionale transmetonin dokumentarë për pinguinët. Askush nuk informonte për atë që ndodhte. Në një moment qytetarët shtypën butonin e kuq të telekomandës dhe zgjodhën ti merrnin lajmet përmes kanaleve që nuk tjetërsoheshin dot prej censurës.
Pikërisht këtu hyn në lojë armiku i diktatorëve: algoritmi. Kushdo që e njeh sadopak magjinë e tij e ka të qartë se ai promovon ato lajme që tërheqin angazhim më të madh. Pra, nëse truqve të vitit 2013, u interesonte të dinin më shumë për atë që ndodhte në parkun që do të prishej për ti lënë vënd një xhamie, algoritmi i jepte prioritet mbi ekranet e tyre pikërisht kësaj teme dhe jo mënyrës së jetësës së pinguinëve.
Në bazë të disa faktorëve kryesorë, si shumësia e njërëzve që flasin për atë temë, shpejtësia e shpërndarjes së saj dhe numri i përlqimeve apo komenteve që merr, përhapja e lajmit bëhet në progresion gjeometrik. I njëjti fenomen ndodhi edhe në zonën e mbrojtur, e cila ishte planifikuar të rrëmbehej në emër të familjes së presidentit Trump. Njerëzit ishin kuriozë të dinin se ç‘bëhej pas atyre telave me gjemba, se ç‘i ndodhi atij protestuesit që e tërhoqën zvarrë disa banditë pa uniformë. Ata kishin kërshëri për faktin se pse policia e shtetit ishte bërë palë me “të këqinjtë” dhe mbi të gjitha se pse të gjithën këtë po mundoheshin ta mbanin të fshhetë, me çdo kusht, mediat tradicionale.
Nga gjithë kjo etje për tu informuar algoritmi prodhon një magji. Ai nuk bën Fact Check mes gënjeshtrës apo të vërtetës, as mes të moralshmes dhe asaj që s’është aspak e tillë. Ai është si burimi që të shërbën për të shuar etjen. Dhe ai u shndërrua në armën që vrau mediat tradicionale, të cilat sa prej papërgjegjshmërisë, po aq dhe prej prej zellit për të shërbyer, kishin kohë që prodhonin etje, boshllëk, kuriozitet. Pra nëse ka një “fajtor” që algoritmi u çmend, ai nuk duhet kërkuar me lupën e teorive komplotiste. Për të duhet fajësuar thjeshtë nëpërkimbja e misionit të tyre, prej mediave tredicionale.
Papritmas ne pamë që të ndodhte para syve tanë një mrekulli. Njerëzit e fikën Top-in dhe zgjodhën të mësonin se ç'ndodhte nga faqja në Instagram e Dojnës. Atyre s'u interesonte heshtja e Klanit, sepse orarin e protestës së radhës e merrnin përmes postimeve të Fatmës. Ata ishin indiferentë ndaj Vizionit, sepse çfarë kishin thënë eurodeputetët në rezolutën e tyre për zonat e mbrojtura e shpjegonte me thjeshtësinë e një blogereje që promovon produkte luksi, Dea.
Askush prej tyre, nuk paguhej nga Athina, nuk ishte një agjente e rojeve të revolucionit islamik, nuk kishte prirje antisemite, apo ndonjë hesap për të larë me familjen Trump. Ato bënin gjënë më të thjeshtë në botë, kumtimin e disa të vërtetave bazike, që mediat tradicionale e kishin tashmë të pamundur ti shqiptonin.
Prandaj, Edi Rama shpërtheu deri në qesharakëzim kundër influencereve. Pasi ai e pa që ato, tek pullë, me një I phone apo Samsung në dorë, u treguan më me peshë se ata mamuthë komunikimi, pronarët e të cilëëve ai i kishte shpallur investitorë strategjikë duke i ushqyer pa rreshtur me copa tunelesh, me tendera rrugësh, me fshatra turistikë. Dhe në ditën e tij më të vështirë, pikërisht atëhere kur i duheshin më tepër, ato u dukën si prostituta të lodhura që s’tërheqin dot më asnjë klient.
Ndoshta jo vetëm me qëllim manipulimi, por edhe ngaqë se kuptonte realisht se si kishte mundësi që një armatë e dhjamur me miliona, të mposhtej nga disa çupëlina, autokrati shqiptar iu vërsul algoritmit të manipuluar nga duar të padukshme. Me gjasë ai nuk arrinte ta perceptonte se si mediat e kontrolluara prej tij kishin kultivuar për një kohë të gjatë një etje kaq të madhe për të vërtetën, për tu informuar pa censurë, për të njohur Shqipërinë reale.
Përballja me këtë botë të re e nxori nga binarët autokratin e plakur. Pikërisht për këtë ai filloi të ushqejë teori kospirative, të prodhojë skenare me komplote, të denoncojë armiq, që falë magjisë të instagramit dhe vajzave që performonin aty kishin ngritur Shqipërinë në këmbë, ndoshta pa e ditur se në këtë mënyrë po shpallte fundin e influencës së televizioneve të vjetër, që patën gënjyer prej një dekade në favor të tij./Lapsi.al