TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndoshta hera e parë që do të mendohesha përpara fletës së Censusit. Dikur, në kohën e Berishës së dytë talleshim me Artan Lamen mbi pyetjet e Censusit. Por kohët kanë ndryshuar, Lamja nuk para shkruan më dhe një Census i ri na ka mbërritur në derë. Çfare jam, çfarë dua të jem dhe çfarë mund të jem është në një farë mënyre thelbi i këtij Apeli të ri mbi popullatën.
Për herë të parë kam një dileme, dilemë kjo e shtyrë nga realiteti i sotëm dhe përqasja ndaj dy ngjarjeve thellësisht shqiptare.
Fredi Beleri, një ish-banor i fshatit të Progonatit në malësitë e thella të Tepelenës, i vetëshpallur si grek, i akuzuar (por jo i dënuar) si pjesëtar i grupeve terroriste anti-shqiptare, i zgjedhur në mënyrë demokratike si Kryetar i Bashkisë së Himarës, me mbështetjen politike të një ish-Kryeminisri dhe Presidenti të Shqipërisë, tashmë në burg. Për ta çuar në karriken e fituar Belerin e Progonatit është hedhur në sulm diplomacia helene në nivelin më të lartë të mundshëm. Beleri është një emër i njohur në kancelaritë euro-atlantike dhe personalitete të shquara të politikës greke vijnë çdo javë në Shqipëri, për t’i bërë presion opinionit publik dhe politikës shqiptare.
Dritan Goxhaj, shqiptar, ish-anëtar i UÇK-së, i cili në kohën me kritike për kombin e tij, iu përgjigj thirrjes së ndërgjegjes kombëtare, shërbeu në ushtrine guerrile dhe pasi lufta mbaroi dhe Kosova u bë e pavarur vazhdoi jetën e tij modeste pa kërkuar as shpërblime dhe as medalje. Sot është në burgjet e shtetit të tij për një intervistë (në median e lirë dhe të pavarur demokratike ku presupozohet të thuash mendim tënd). Për Goxhajn nuk interesohet askush nga diplomacia jonë (të paktën publikisht) as ish-Kryeministri dhe Presidenti i Republikës. Po ashtu si opinioni publik si politika nuk kanë ndonjë interes të dukshëm për çështjen e tij. Për Goxhajn nuk ka as shoqatë avokatësh që të mbrojnë publikisht, as kryetarë bashkish dhe as kryeministra. Dritani është i vetëm në qeli, dhe për ironi të fatit ndoshta shumë afër me qelinë e Belerit nga Progonati.
Grek apo shqiptar? Kjo është çështja sot.