LIFESTYLE, 13 Janar 2021, 16:03

Hyn brenda pa maskë dhe refuzon ta vendosë, aktori i njohur Bruce Willis nxirret jashtë nga farmacia

Bruce Willis është nxjerrë jashtë nga një farmaci në Los Angeles, pasi refuzoi të mbante maskën në fytyrë. Aktori i famshëm reagoi pas lajmeve duke thënë se veprimi i tij ishte i gabuar.

65-vjeçari u fotografua të hënën duke hyrë brenda një farmacie në Kaliforni dhe më pas duke dalë pa maskë në fytyrë.

“Ishte një gabim në gjykim”- tha Willis për revistën People. “Qëndroni të sigurtë dhe le të vazhdojmë të mbajmë maskën.”

Viti e kaluar, kryebashkiaku i Los Angeles urdhëroi që maskat duhej të mbaheshin në çdo kohë jashtë ambienteve të shtëpisë për të ndihmuar në luftën kundër Covid-19, me përjashtime të caktuara, përfshirë fëmijët nën dy vjeç dhe njerëzit me aftësi të kufizuara.