AKTUALITET, 11 Korrik 2020, 14:18

Hapja e listave, Gazmend Bardhi publikon videot: Gjiknuri dje dhe sot

Hapja e listave, Gazmend Bardhi publikon videot: Gjiknuri dje dhe sot


Sekretari i PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguar në lidhje me qasjen e socialistëve për të hapur listat zgjedhore, gjë e cila pengon më pas koalicionet parazgjedhore, një problem i madh ky për opozitën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi ka krahasuar qëndrimet e Damian Gjiknurit në maj dhe qershor në lidhje me listat zgjedhore, të cilat sipas tij janë të kundërta.

Bardhi shkruan se Rama po hap listat për të ruajtur pushtetin e tij.

Postimi i plotë i Bardhit:

Edi Rama nuk ka hallin e qytetarëve që sot i ka braktisur të vetëm përballë virusit dhe i ka zhytur në krizën më të thellë ekonomike të 20 viteve të fundit.

Ky frikacak i tmerruar nga zgjedhjet dhe nga ndryshimi i pandalshëm që po vjen, ka vetëm hallin e tij dhe të një grushti oligarkësh e kriminelësh që e sollën dhe e mbajnë në pushtet.

Dëgjojeni me zë dhe me figurë përgjigjen, nga vetë përfaqësuesi i Edi Ramës kur vetëm javë më parë kërkonte që sistemi dhe listat mos të ndryshonin.