AKTUALITET, 7 Shkurt 2019, 15:20

Gjermania i ndalon shpërndarjen të dhënave Facebook-ut

Gjermania i ndalon shpërndarjen të dhënave Facebook-ut

Autoritetet gjermane kanë ndaluar këtë të enjte Facebook nga lidhja e të dhënave të përdoruesve të saj me aplikacione të tjera si Whatsapp dhe Instagram.

Ky vendim është marrë me qëllim limitimin e shpërndarjes së informacioneve personale nga gjiganti amerikan i teknologjisë.

“Facebook nuk mund të detyrojë përdoruesit e tij të japin informacione të palimitueshme”, deklaroi në një konferencë për shtyp shefi i Zyrës gjermane për Mbrojtjen e të Dhënave, Andreas Mundt.