TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Florian Lamçes në Elbasan. Mësohet se në muajin shkurt të këtij viti, 40-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Rodi Bylykbashit, por pa i shkaktuar dëmtime. Ngjarja ndodhi në zonën e quajtur “Fushë Mbret”, por nuk dihen ende motive e saj. Rasti i denoncua edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha se Lamçja ishte mik i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdinit dhe për të arsye nuk nisën hetimet ndaj tij.
Sakaq, viktima është dënuar më herët edhe për plagosje dhe kryerje të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Për këtë të fundit ai është dënuar me 3 vjet burg nga Gjykata e Elbasanit, pasi u përfshi në 2012-ën në një ngjarje kriminale, ku mbeti i vrarë Almir Cani, pronat i diskos “Tekila”. Mësohet se Floriani, së bashku me vëllain e tij Olsi Lamçja, e thirrën me telefon Canin duke e nxjerrë jashtë banesës nga ku më pas e kanë vrarë me dy plumba. Autorët arritën të fshehin mjaft prova të vendit të ngjarjes, përfshirë edhe gëzhojat, si dhe telefonin celular të viktimës. I gjithë sherri nisi për një shumë prej 300 mijë lekësh. Cani i kishte miq dy vëllezërit dhe u kërkoi ndihmë që t’i merrnin borxhin një biznesmeni, i cili kishte kohë që nuk ia kthente Canit. Dy vëllezërit pranuan, ku në këmbim Cani u kishte premtuar se do t’u jepte 300 mijë lekë të vjetër. Por binesmeni nuk mbajti premtin dhe për këtë arsye u vra.