LIFESTYLE, 22 Prill 2021, 12:48

Ditëlindja e Andrras, Sinani e uron me fjalët më romantike: Gjithçkaja ime!

Dje ishte një ditë e veçantë në familjen e Sinan Hoxhës. Bashkëshortja e tij, Andrra Destani festoi ditëlindjen dhe këngëtari nuk ka nguruar t’i bëjë një urim publik përmes rrjeteve sociale. Ai ka publikuar një foto ku shihen të përqafuar, të cilën e ka shoqëruar me pak fjalë: “Gëzuar ditëlindjen, gjithçkaja ime”. Kujtojmë që çifti i njohur u bënë prindër për herë të dytë të një tjetër djali një muaj më parë. Ata zbuluan se e kanë quajtur vogëlushin Ayan, emër të cilin e ka zgjedhur vëllai i tij i madh, Ansi. Një ditë më parë, në një mujorin e ardhjes në jetë të djalit, Andra zbuloi për herë të parë dhe portretin e tij me një video të ëmbël që e publikoi në rrjete sociale.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by A n d rr a (@andrradestani)